Ndryshe nuk do të thotë më pak.
Të jesh i ndryshëm do të thotë të kesh mënyrën tënde unike të të menduarit, të ndjeshurit dhe të të jetuarit.
Fuqia e kuptimit dhe pranimit.
Kur i kuptojmë dallimet, zbulojmë sa shumë pasuri fshihen në to.
mirë se vini në "OJQ Lobimi për Autizëm"
Misioni
Të ofrojmë shërbime profesionale, falas dhe të qasshme për personat me autizëm dhe familjet e tyre, duke kontribuar në zhvillimin e tyre të plotë dhe të qëndrueshëm.
Vizioni
Të themelojmë Qendrën e Autizmit në Prishtinë si model qendror të shërbimeve multidisiplinare, dhe më pas të zgjerohet në qytete të tjera të Kosovës. Qendra do të ofrojë mbështetje nga mosha e hershme deri në pavarësi dhe punësim.
OJQ “Lobimi për Autizëm” mirëpret bashkëpunimin me profesionistë nga fusha të ndryshme Profesionalistët që synojmë të përfshijmë
- Psikopedagogë
- Psikologë
- Psikiatër / Neuropsikiatër
- Terapistë të sjelljes
- Logopedë
- Ergoterapistë
- Specialistë të tjerë sipas nevojës
- Fizioterapistë
- Muzikoterapistë
- Artistë dhe art-terapistë
- Trajnerë sportivë
- Edukatorë dhe mësues për nevoja të veçanta
- Punonjës socialë
- Nutricionistë
Të gjitha shërbimet synohen të ofrohen falas dhe do të përfshihen në Qendrën e Autizmit në Prishtinë: Shërbimet dhe Programet
Mbështetje nga mosha e hershme
- Vlerësim i hershëm zhvillimor
- Plane individuale të zhvillimit
- Orientim dhe këshillim për prindërit
Terapi dhe aftësim
- Muzikoterapi
- Art-terapi
- Logopedi
- Terapi të sjelljes
- Aktivitetet sportive
Mbështetje në arsim
- Përfshirje në çerdhe, shkolla dhe aktivitete edukative
- Ndihmë akademike dhe funksionale
- Ndihmë për asistentët e edukimit
Aftësi për jetë të pavarur
- Aftësi ditore
- Vetë-menaxhim
- Aftësi sociale
Punësim i mbështetur
- Trajnime profesionale
- Vlerësim i aftësive
- Bashkëpunim me biznese për vendosje në punë
Anëtarësimi është i hapur për: Personat me autizëm, Familjarët e ngushtë (prindër, motra, vëllezër, gjyshër)
Anëtarësohu
Vullnetarët
Aplikimet janë të hapura për:
Qytetarë të interesuar
Studentë
Profesionistë të fushave të ndryshme
Vullnetarizmi është thelbësor për ofrimin falas të shërbimeve dhe mbështetjes.
Si mund të na mbështesni
“OJQ Lobimi për Autizëm” mirëpret mbështetjen në forma të ndryshme: