Nr. i Telefonit: +38344312381

Terapi dhe aftësim

serafinaberbatovci@gmail.com

Shërbimet tona terapeutike janë të dizajnuara për të mbështetur zhvillimin emocional, social, fizik dhe komunikues të fëmijëve me autizëm. Çdo terapi ndërtohet mbi metoda profesionale dhe qasje të individualizuara që ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësi të reja dhe të përforcojnë potencialin e tyre.

Muzikoterapi

Nëpërmjet muzikës, ritmit dhe tingujve, muzikoterapia ndihmon në rritjen e vëmendjes, shprehjes emocionale dhe komunikimit. Kjo terapi stimulohet kreativiteti dhe krijohet një mjedis i qetë dhe motivues për fëmijët.

Art-terapi

Art-terapia u mundëson fëmijëve të shprehin emocionet dhe mendimet në mënyrë të sigurt përmes pikturës, vizatimit dhe teknikave të tjera krijuese. Kjo qasje zhvillon imagjinatën, vetëbesimin dhe aftësitë motorike.

Logopedi:

Specialistët tanë të logopedisë ndihmojnë në zhvillimin e të folurit, komunikimit verbal dhe joverbal, si dhe përmirësimin e aftësive të gjuhës dhe shqiptimit. Terapia përshtatet sipas nevojave individuale të çdo fëmije.

Terapi të sjelljes

Me metoda bashkëkohore të terapive të sjelljes, si ABA dhe qasje të tjera zhvillimore, ndihmojmë fëmijët të përmirësojnë aftësitë sociale, rregullimin emocional dhe sjelljet funksionale, duke mbështetur një progres të qëndrueshëm në përditshmëri.

Aktivitetet sportive

Përmes lojërave, ushtrimeve fizike dhe aktiviteteve sportive të përshtatura, fëmijët zhvillojnë koordinimin, forcën, ndërveprimin social dhe vetëbesimin. Aktivitetet sportive ndihmojnë gjithashtu në energji pozitive dhe mirëqenie të përgjithshme.