“OJQ Lobimi për Autizëm” është themeluar nga prindër të fëmijëve me autizëm si përgjigje ndaj mungesave të mëdha strukturore në ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes në Kosovë.
Ne avokojmë për politika të drejta, mbështetje institucionale dhe qasje në shërbime të specializuara. Organizata jonë synon të ofrojë shërbime falas për personat me autizëm, me fokus tek identifikimi i hershëm, zhvillimi, edukimi dhe përgatitja për jetë të pavarur.
Bordi
Anëtarët themelues
Objektivat afatshkurtëra
Fillimi i programeve falas për fëmijët dhe familjet
Zgjerimi i rrjetit të profesionistëve vullnetarë
Advokim për përfshirjen e autizmit në legjislacion si kategori e veçantë dhe për thjeshtimin e procedurave burokratike për familjet.
Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe institucional
Objektivat afatgjata
Themelimi i Qendrës Multidisiplinare për Autizëm në Prishtinë
Zgjerimi i qendrave në qytete të tjera të Kosovës
Krijimi i komisionit multidisiplinar vlerësues
Program kombëtar për punësim të mbështetur
Ofrimi i një rrjeti të plotë shërbimesh falas, nga fëmijëria deri te pavarësia
Hartimi dhe miratimi i Strategjisë Kombëtare për Autizmin, si kornizë shtetërore për shërbime, edukim, punësim dhe mbështetje afatgjatë