Mbështetje në arsim

serafinaberbatovci@gmail.com

Ne angazhohemi për të siguruar përfshirje të plotë dhe të barabartë të fëmijëve me autizëm në mjedise arsimore. Qasja jonë është gjithëpërfshirëse, e bazuar në bashkëpunim me institucionet arsimore, prindërit dhe profesionistët, për të krijuar kushte të sigurta dhe mbështetëse për zhvillimin e fëmijëve.

Përfshirje në çerdhe, shkolla dhe aktivitete edukative

Ndihmojmë fëmijët të përfshihen në institucionet edukative që nga mosha e hershme, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për adaptim, socializim dhe pjesëmarrje aktive në mësim. Punojmë ngushtë me edukatorët dhe shkollat për të siguruar mjedise të mirëkuptueshme dhe të qasshme.

Ndihmë akademike dhe funksionale

Ofronim mbështetje të personalizuar për zhvillimin e aftësive akademike, si leximi, shkrimi dhe matematika, si dhe aftësive funksionale që ndihmojnë fëmijët në përditshmëri. Qasja jonë fokusohet në mësim praktik, të kuptueshëm dhe të përshtatur sipas ritmit të fëmijës.

Ndihmë për asistentët e edukimit

Trajnojmë dhe udhëzojmë asistentët e edukimit për të punuar në mënyrë efektive me fëmijët me autizëm. U sigurojmë mjete, teknika dhe qasje profesionale për të përkrahur procesin mësimor dhe për të kontribuar në krijimin e një ambienti edukativ të qetë dhe produktiv.