Mbështetje nga mosha e hershme
Ne besojmë se ndërhyrja e hershme është çelësi për zhvillimin optimal të fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit. Për këtë arsye, ofrojmë një gamë të shërbimeve të specializuara që synojnë identifikimin, mbështetjen dhe orientimin e duhur që nga fazat e para të jetës së fëmijës.
• Vlerësim i hershëm zhvillimor
Specialistët tanë realizojnë vlerësime të detajuara për të identifikuar nevojat zhvillimore të fëmijës në një fazë sa më të hershme. Kjo na mundëson të kuptojmë pikat e forta, sfidat dhe fushat ku nevojitet ndërhyrje e synuar.
• Plane individuale të zhvillimit
Bazuar në rezultatet e vlerësimit, hartojmë plane individuale të zhvillimit (PIZ) të përshtatura për çdo fëmijë. Këto plane synojnë të mbështesin komunikimin, aftësitë sociale, sjelljen, autonominë dhe zhvillimin kognitiv, duke siguruar qasje të personalizuar në çdo hap.
• Orientim dhe këshillim për prindërit
Prindërit janë pjesë thelbësore e procesit të zhvillimit. Ofronim udhëzime të vazhdueshme, këshillim profesional dhe mbështetje emocionale për t’i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë nevojat e fëmijës dhe mënyrat më efektive për ta mbështetur në shtëpi dhe në komunitet.